Shoqata Shqiptare e Shkencave Politike (ALPSA) 
do tė organizojė nė Tiranė, mė 19-20 nėntor 2004, 
Konferencėn e parė Shqiptare tė Shkencave Politike.

 Shkenca Politike dhe Shoqėria - Sfidat e Demokratizimit, Zhvillimit dhe Integrimit Europian 

[English language information]     [Conference Registration and Application]


Konferenca do tė mbledhė sėbashku shkencėtarė politikė e socialė nga Shqipėria e vendet fqinjė, Europa Perėndimore dhe Shtetet e Bashkuara,  pėr tė shkėmbyer ide dhe bashkėvepruar, me synimin e pėrbashkėt tė zhvillimit tė studimeve kėrkimore politike shqiptare. Konferenca do tė kete 2 pjesė kryesore (1) prezantimin e studimeve kėrkimore qė lidhen me temėn kryesore tė konferencės dhe (2) njė workshop si tė pėrmirėsojmė mėsimdhėnien akademike tė shkencave politike nė universitetet shqiptare. Konferenca eshte e hapur edhe pėr tė gjithė studentėt pasuniversitar shqiptarė, tė cilėt studiojnė shkenca politike brenda ose jashtė Shqipėrisė. 

Njė numėr prezantimesh tė pėrzgjedhura do tė botohen nė liber dhe ne format elektronik, dhe do t’u vihen nė dispozicion institucioneve akademike dhe kėrkimore nė Shqipėri dhe jashte saj.

Shpenzimet e udhėtimit dhe pjesemarrjes pėr tė gjithė pjesėmarrėsit qė do tė prezantojnė punimet e tyre nė konferencė do te mbulohen nga ALPSA. 
Per te marr pjese ne konference duhet te plotesoni formularin e rregjistrimit me posht. Per prezantimet duhet te dergohet edhe nje abstrakt deri ne 250 fjale ne nje nga fushat e meposhtme. 

1.     Marrėdhėniet mes Bashkimit Europian dhe Shqiperise.

Bashkimi Europian ėshtė shfaqur si njė ndėr aktorėt kryesor tė angazhuar nė transformimet pas-komuniste ne Europen Lindore. Krahas marrėveshjeve tė mėparshme tė bashkėpunimit, BE ka krijuar njė portofol tė zgjeruar mekanizmash mbėshtetės pėr demokracitė e reja nė Europėn Lindore. Politika e BE-sė nė Ballkan lidhet ngushtė me instrumentet e kushtėzimit. Shqipėria, pėrveēse merr pjesė nė Paktin e Stabilitetit, ka vendosur edhe marrėdhėnie kontraktuale me BE-nė nė kuadėr tė Proēesit tė Stabilizim-Asocimit. Prezantimet ne kete teme mund te adresojne pyetje si: A shfaq dobėsi pėrqasja e BE-sė ne Shqiperi dhe Ballkanin Perendimor? A bien ndesh pėrpjekjet rajonale pėr bashkėpunim me proēeset mė tė gjera integruese tė BE-sė? A e zbeh premtimi i mjegullt pėr anėtarėsim besueshmėrinė e kushtėzimit politik? A ka pėrputhje mes pėrpjekjeve tė BE-sė dhe programeve tė aktorėve tė tjerė? Si ėshtė fuqia e BE-sė krahasuar me atė tė aktorėve tė tjerė nderkombetar? A kanė patur sukses pėrpjekjet integruese tė BE-sė? Nė cilat fusha apo sektorė ndikimi ka qenė mė domethėnės dhe nė cilat jo?

2.     Institucionet demokratike nė Shqipėri (dhe Europėn Lindore).

Institucionet demokratike pėrcaktojnė mėnyrat e ndėrmjetėsimit tė interesit politik, bėrjen e politikave publike dhe qėndrueshmėrinė e regjimit nė njė vend. Ne do tė donim tė diskutonim pasojat politike tė institucioneve qė ndikojnė strukturat qeverisėse tė demokracisė nė Shqipėri dhe demokracive tė tjera tė reja. Cilat janė rezultatet dhe ndėrveprimet e pėrgjithshme mes institucioneve nė regjimet demokratike? Panele tė veēanta do tė pėrqendrohen tek sistemet elektorale, marrėdhėniet legjislativ-ekzekutiv, sistemet e partive politike, shoqėria civile, roli i medias nė politikė, etj.

3.     Zhvillimi ekonomik dhe politika.

Nė sferėn e kėsaj teme pėrfshihen disa ēėshtje. Ne presim tė organizojmė panele tė ndryshme me fokus rolin e institucioneve vendase, tregtisė ndėrkombėtare dhe globalizimit nė zhvillimin ekonomik tė njė vendi. Njė listė e kufizuar problematikash tė sugjeruara pėrfshin diskutimin e ēėshtjeve qė lidhen me tė drejtėn e pronės, korrupsionin, marrėdhėniet tregtare apo regjimet e kursit tė kėmbimit, duke u ndalur veēanėrisht tek Shqipėria dhe vendet e Ballkanit Perėndimor. Punimet mund tė trajtojnė edhe ēėshtje mė tė pėrgjithshme si: A e ka dėmtuar globalizimi autonominė e ekonomisė kombėtare? Ndikimi i institucioneve vendase nė mėnyrėn se si globalizimi ndikon nė ekonominė kombetare? Si i ndikon globalizimi preferencat politike tė aktorėve vendas? Cilat janė pasojat politike e ekonomike tė Euroizimit te Ballkanit Perėndimor?

4.     Mesimdhenia e Shkencave Politike.

Pėr tė diskutuar mbi kėtė ēėshtje do tė organizohet njė workshop dhe njė panel. Workshop-i do tė jetė i hapur pėr tė gjithė pjesėmarrėsit. Workshop-i do tė pėrqėndrohet nė tema si: pedagogjia, pėrdorimi i teknologjisė (si, prezantimet me power point, filmat dokumentarė, interneti), diskutimi i perspektivave globale tė politikės nė auditore, avancimi i arsimimit dhe angazhimit qytetar, etj. Tė gjithė pjesėmarrėsit nė konferencė do tė gėzojnė mundėsi tė barabartė pėr tė dhėnė kontributin e tyre dhe pėr tė marrė pjesė nė workshop-in e panelin nė fjalė.


Kliko ketu te plotesosh rregjistrimin per ne konference.

 Copyright © 2004 the Albanian Political Science Association