PĖR TĖ MIRĖN TONĖ!

 

Tė dashur maqedonas, shqiptarė, turq, boshnjakė, serbė, romė dhe tė tjerė, ēka tani? A duhet tė vritemi? Vallė s'kemi mė ē'tė bisedojmė? A nuk pamė dhe nuk mėsuam se ē'do tė thotė lufta? Kaq larg ishte Bosnja e nuk pamė se ēka sjellin bombat, plumbat dhe thikat? Vallė nuk pamė se ēfarė ėshtė tragjedia dhe trauma pėr fėmijėt e pafajshėm kosovarė tė detyruar tė ikin. Vallė do tė theremi si hutut dhe tutsėt? Vallė aq e mirė ėshtė jeta nėn terrorin e bombave? A mendoni se fqiu i nacionalitetit tjetėr, i cili jeton afėr jush ose diē mė larg jush, ėshtė armiku juaj? Kujt i dėrgonim mish pėr Kurban Bajram dhe (kėtu duhet tė shtohet edhe njė fjali!)?

Mendojmė se tejkalimi i krizės mund rishtas ta khejė besimin ndėrmjet nacionaliteteve tė ndryshme nė vend. Politikanė egoistė disa herė e keqpėrdorėn besimin tonė, por ne jemi kėtu qė t'i dėnojmė pėr marrėzinė e tyre nė ditėn e zgjedhjeve. Sistemi i rregullimit demokratik e garanton fitoren pėrfundimtare tė vullnetit tė elektoratit. Demokracia elektorale ėshtė e ngadalshme, zhvillohet pėrmes njė procesi afatgjatė dhe nuk jep instant rezultate. Ndryshimet nė sistemin demokratik nuk ndodhin brenda ditės. Tė pėrkujtohemi se cilat tė drejta dhe mundėsi pėr artikulim politik dhe kulturor i patėm para dhjetė viteve. Nė fushėn e mediave, tė organizimit qytetar, ėshtė arritur pėrparim i mrekullueshėm. Evidente janė ndryshimet nė sistemin arsimor, ngadalė por sigurt ato po zhvillohen nė njė drejtim i cili do t'i kėnaqė nevojat dhe kėrkesat e tė gjithė neve pėr arsimim mė tė mirė. Fundja, mjete tė mėdha dhe mund i madh nga jashtė po investohen nė zhvillimin e shoqėrisė qytetare, e cila nuk ka alternativė nė Evropėn bashkėkohore.

A duhet qė gjithė kėtė tani ta flijojmė? Edhe jetėn, shtėpitė, dyqanet, tė gjitha ato qė i kami ndėrtuar dhe qė na i kanė lėnė tė parėt tanė. Asnjė kufome nuk i vlen fitorja. Asnjė nėne, motre, gruaje nuk i vlen kufoma. Asnjė fėmije kufoma nuk do t'i tregojė sesi tė ngasė biēikletėn.

Tė mendojmė mirė se ēka po bėjmė dhe flasim kėto ditė. Tė mendojmė mirė, me besim se skenari i zgjidhjes sė krizės momentale nuk ėshtė e thėnė patjetėr tė jetė apokaliptik, porse pozitiv. Pėrballimi pozitiv i krizės ėshtė i mundshėm po qe se tė gjithė respektohemi njėlloj. Tė gjithė jemi njerėz dhe tė gjithėve njėlloj na dhimbset jeta.

Le tė takohemi pėr tė pirė njė ēaj dhe njė kafe dhe tė bisedojmė, tė shikohemi nė sy dhe tė shohim se ēka na brengos dhe ēka na frikėson. Vallė kaq shumė urrehemi? Vallė kaq neveritemi nga njėri-tjetrit?

Kėto janė ditėt kyēe kur duhet ta pėrtėrijmė dhe ta sendėrtojmė besimin. Uluni ju fqinj tė lagjes sė njėjtė, nga ndėrtesa e njėjtė dhe bisedoni. Shihni fėmijėt tuaj se si luajnė dhe mėsoni prej tyre se si bashkėrisht t'i gėzohemi jetės.

E mira duhet tė vijė, tė gjitha problemet duhet tė zgjidhen, deshėm ne ose jo. Pse zgjidhja tė kalojė nėpėr ferr, pse tė pagujmė me jetėn tonė. Mos vallė duhet tė luftojmė qė ta kuptojmė vlerėn e paqes.

Vetėm duhet ta ruajmė atė qe ende e kemi dhe ta sendėrtojmė - mos vallė kjo ėshtė mė e vėshtirė sesa tė vritemi?

Mendohuni mirė, pėr tė mirėn tonė.

Robert Allagjozovski, publicist, Zhidas Daskallovski, Xhabir Derralla, kryetar i OJQ-sė pėr tė drejtat e njeriut Civil, Goran Janev, asistent, Qendra pėr Marrėdhėnie Etnike, Ibrahim Mehmeti, drejtor i Programeve tė Mediave, Kėrkimi i Bazės sė Pėrbashkėt, Goran Samoillovski, sekretar i OJQ-sė pėr tė drejtat e njeriut Civil, Nafi Saraēini, drejtor i Programit Evropian.